×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra, pushtetit: Marre – mbylleni këtë debat, siç i tha edhe ministrja gazetarit

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Blerta Deliu Kodra, deputet e PDK-së, pati kritika për pushtetin, në seancën ku po diskutohet për Buxhetin 2025.

    Në fjalën e saj, kritikë pati për Fahrije Hotin, e cila nuk arriti të marrë grant nga Ministria e Bujqësisë, teksa përmendi grantin që mori vëllai i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

    “Kryetarja e Komisionit për Bujqësi i ndan 100 mijë euro për vëllain e vet, dhe 100 mijë euro tjera për dajën e vet. E deputetët sot këtu nuk e qesin asnjë fjalë të vetme”.

    Ky buxhet, tha deputetja e PDK-së, ka për qëllim vetëm familjarët t’i ndihmojë.

    “A e dini se në çfarë gjendje janë sot gratë e Krushës, për të cilat na keni fol gjatë, të nderuar deputetë. Të gjithë jemi entuziazmu prej fjalimeve e forcës së Fahrijes. Jemi entuziazmu kur ajo ka marrë pjesë në konferenca të rëndësishme e është mbështetë me fonde për të dëshmuar se ky shtet duhet të ekzistojë. Sot e keni harruar Fahrijen”.

    “Po thoni luftë hibride? A nuk ju vjen pak marre prej atyre njerëzve që para katër viteve ua keni marrë votën duke i mashtruar. Një deputet i vetëm nuk ka guxim të dalë e të thotë, ‘Jo Fitore, nuk bën që një buxhet që i dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës të votohet në ktëë kuvend’. Ju veç për zhvillim sot nuk jeni të interesuar. Prandaj, mbylleni këtë debat, mbylleni siç tha edhe ministrja (e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdani, në një intervistë në RTK / shën.red.), sepse tha se është sekret shtetëror. I tha gazetarit, mbylle debatin se është sekret shtetëror. Mbylleni edhe ju, më mirë, e mos u turpëroni më shumë”, tha Kodra-Deliu.

    E kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, “ia plotësoi dëshirën”, duke e mbyllur debatin pasi tha se nuk ka deputetë tjerë të paraqitur.

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Në seancën e së enjte është bërë administrimi i provave materiale në gjykimin ndaj Jeton e Nexhat Vllasaliu, të cilët po akuzohen...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Partitë politike në Kosovë dhe zyrtarë të Qeverisë Kurti s’do të mund të organizojnë më tubime elektorale në tokën gjermane. Kështu ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë një interviste në Rtv21 foli edhe njëherë për skandalet me grante brenda minsitrisë që ai drejton,...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj e ka futur në listë për deputet, Endrit Shalën, ish ministrin e akuzuar për korrupsion. Limaj e...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi ka dështuar te ënjten të mbahet gjykimi për gazin lotsjellës...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Gjykata Ndërkombëtare Penale të enjten njoftoi se ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes të Izraelit dhe liderin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku është paraparë të shqyrtohet në lexim të dytë projektbuxheti për vitin 2025. Ndërkohë, nga...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se nuk po është e mundur të kalojnë projektet për ujë të pijshëm, gjatë seancës...
    Vip21 Nëntor 2024
    Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli ishin mes çifteve më të komentuara të vitit. Ani pse Meritoni ka qëndruar më larg fokusit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.