Depuetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka komentuar zgjedhjet në Podujevë.
Ajo ka thënë se fitorja e VV-së ka qenë një sinjal se partitë e tjera duhet të punojnë më shumë.
Megjithatë, ligjëvënësja, ka mohuar se i frikësohen zgjedhjeve në nivel qendror.
“Nuk është si i frikësohemi zgjedhjeve. Nuk nuk kemi dalë mirë në Podujevë. Humbja ka qenë një sinjal që duhet të punojmë më shumë. Ka pasur nevojë për ndryshim në Llap”, tha ajo në Debat Plus.