×
  • Lajme
  • Lajme

    Deli-Kodra: Haxhiu është e pa pranueshme për PDK-në, shkak dështimet e saja

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Kandidatura e deputetes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare nuk mori votat e duhura për t’u zgjedhur në këtë pozitë nga deputetët e legjislaturës së nëntë. Në vazhdimin e seancës konstituive ajo mori tri vota më pak sesa në pesë rundet e kaluara të votimit. Pas ndërprerjes së seancës partitë deri dje në pushtet dhe në opozitë kanë kritikuar njëra-tjetrën për bllokadën e shkaktuar.

    Zhvillimet në vazhdimin e se seancës konstituive janë analizuar në “RTK Prime”, ku përveç analistëve, e futar ishte edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

    Deliu-Kodra ka thënë se  përgjegjësia për zgjidhjen e situatës së krijuar në Kuvend i bie partisë që ka fituar shumicën relative, e cila sipas saj, nuk po arrin që t’i ketë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

    “Është fatkeqësi që dy muaj e gjysmë nga përfundimi i zgjedhjeve kemi një situatë që nuk duket në horizont që do te ketë shpejt konstituim të organeve dhe hapje rrugë për të krijuar qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës në mungesë të numrave”, tha ajo duke kujtuar se nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se i kanë numrat për krijimin e institucioneve të vendit.

    Deputetja ka theksuar se po shihet se çdo 48 orë po përsëritet skenari i njëjtë dhe nuk ka asnjë lëvizje për t’i hapë rrugë kësaj bllokade në të cilën është futur vendi.

    “Partia Demokratike e Kosovës nuk pranon që të ketë imponime dhe përpjekje totalitare që të votohet një figurë e vetme siç po thuhet, sepse kur dikush dështon për gjashtë herë siç ishte rasti me zonjën Haxhiu, atëherë s’do mend që subjekti politik koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa dhe Lista Guxo duhet ta shohin mundësin se si të dilet nga kjo situatë”, tha ajo.

    Deliu- Kodra theksoi se ‘figura e Albulena Haxhiut e propozuar për kryetare të Kuvendit është shumë problematike për mënyrën se si ajo ka operuar në politikë për një kohë të gjatë”.

    Sipas saj, Haxhiu është e pa pranueshme për PDK për shkak të dështimeve të saj në Ministrinë e Drejtësisë, shkeljeve të disa hershme të kushtetutës, zvogëlimit të buxhetit për procesin gjyqësor që po ndodhë në Hagë, rasti i provave për rastin ‘Dehari’ që janë vjedhur mostrat.

    “Ky është dështim i madh i lidhur me resorin të cilin e ka udhëhequr Haxhiu”, tha Deliu.

    Deliu Kodra shtoi se në rast se do të ketë një kandidat të dytë situata do të ndryshoj dhe do të ketë vend për konsultime, dakordime e koordinime të reja.

    Ajo ka theksuar se ‘ky koalicion e ka një telashe shumë të madhe me mënyrën e bashkëpunimit, bashkërendimit, marrëveshjeve dhe të dakordimit’.

    “Kur në Kuvend nuk janë numrat natyrisht që i mbetet partisë që ka marrë më shumë vota që të ulet e të bëjë përpjekje për të nxjerrë situatën nga kjo krizë të cilën është futur Kosova. Është precedani i parë nuk e kemi pas në të kaluarën precedane të tilla”, theksoi ajo.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Avokatja Dafina Osmani, e cila është bërë virale në rrjetin social TikTok për mënyrën e thjeshtë dhe të qartë se si i...
    Lajme25 Maj 2025
    Ish-kongresisti amerikan, Tony Hall, në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në...
    Lajme25 Maj 2025
    Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell, vranësira dhe shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve...
    Të tjera
    Sport25 Maj 2025
    Ferrari që legjendari Michael Schumacher e drejtoi drejt fitores në Çmimin e Madh të Monakos në vitin 2001 u shit në ankand...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Grupet kriminale nga Ballkani po paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë në Zvicër. Në një intervistë për gazetën prestigjioze zvicerane “NZZ am Sonntag”, drejtorja...
    Lajme25 Maj 2025
    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili reagoi ndaj një incidenti të para dy ditëve në Mitrovicën e Veriut gjatë parakalimit...
    Lajme25 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përkujtim të 27-vjetorit të rënies heroike të Ismet Ukajt, theksoi se luftëtari nga Strellci i Deçanit...
    Lajme25 Maj 2025
    Të mërkurën, më 28 maj,do të lëshohet në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar në Glloboçicë, kanë bërë të ditur për RTK-në, zyrtarë...
    Lajme25 Maj 2025
    Policia sot rreth orës 14:00 ka pranuar një informacion për një mjet të dyshimtë në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.