Një ditë para fillimit të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës, janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet e kësaj mesjave.
Ndeshjen kryesore mes Gjilanit dhe Dritës do ta drejtojë Shpëtim Murtezi, shkruan FrontOnline.
Murtezi do të asistohet nga Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Valbon Hoxha.
Nga ana tjetër, ndeshjen mes ish-kampionëve, Feronikelit dhe Trepçës ’89 do ta drejtojë Dardan Çaka, i ndihmuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj si dhe gjqytari i katërt Alban Shala.
Më poshtë i gjeni delegimet e plota për këtë xhiro./FrontOnline/