Për dallim nga java e 30-të në Superligë, xhiro e 31-të do të jetë më e qetë, shkruan FrontOnline.
Vëmendja do të jetë në Suharekë, me Ballkanin si lider i ri nikoqir kundër Llapit që është afër të sigurojë mbetjen në elitë. Drita do të kërkojë këndelljen në Brestovik të Pejës kundër Besës e cila tashmë është ç’regjistruar nga Superliga.
Prishtina pas fitores së madhe në Gjilan ndaj Dritës, luan në “Fadil Vokrri” kundër Trepçës ’89. Gjilani e pret Drenicës, ndërkohë që Feronikeli dhe Arbëria luajnë në Drenas.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet e javës së 31-të.
Kryendeshjen mes Ballkanit dhe Llapit do ta gjykojë Besfort Kasumi, kurse ndeshja Prishtina – Trepça ’89 i është besuar Dardan Çakës.
Për më shumë, delegimet e plota të gjyqtarëve i gjeni më poshtë./FrontOnline/