Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka deleguar gjyqtarët për dy ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Në mesjavë, do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan FrontOnline.
Prishtina do të përballet me Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse në ndeshjen tjetër, Istogu e pret Dukagjinin.
Derbin rajonal mes Prishtinës dhe Llapit do ta drejtojë Shpëtim Murtezi.
Ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.
Ndërkaq, në ndeshjen Istogu – Dukagjini, drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza.
Nuza do të jetë i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Besnik Morina, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Besfort Kosumi./FrontOnline/