Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i përbërë nga guvernatori Ahmet Ismaili dhe zëvendësguvernatori Dardan Fusha, është pritur në takim nga shefi i misionit të Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkim Evropian, Agron Bajrami dhe ambasadori i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj.
Në këtë takim është biseduar për aktualitetet në sistemin financiar të vendit.
Gjatë këtij takimi është diskutuar ede lidhur me aktivitetet e BQK-së në kuadër të projektit të BE-së për modernizimin e sistemit të pagesave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave të BE-së, çështjen e përpjekjeve për Kartonin e Gjelbër si dhe adresimin e çështjeve që lidhen me platformat globale të pagesave.
Gjithashtu, u njoftua lidhur me avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative sipas direktivave të BE-së dhe standardeve me të larta ndërkombëtare.
Ambasadori Bajrami shprehu mbështetjen e tij për të kontribuuar në proceset e rëndësishme integruese dhe përafrim të legjislacionit me Bashkimin Evropian./Front Online