×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni i Kosovës takohet me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

    FrontOnline
    24 Qershor 2024

    Sot, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe në përbërje të anëtarëve, Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, takoi presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

    Gjatë takimit, Bogujevci falënderoi Rousopoulos për lidershipin dhe angazhimin e tij shumë efektiv dhe për votën dhe mbështetjen e madhe që iu dha Kosovës në votimin në Asamblenë Parlamentare, përcjell Klankosova.tv.

    Bogujevci theksoi se tanimë rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit është rrugë njëkahëshe dhe se ka mbetur vetëm edhe një hap për t’u përmbyllur një mision, që është fisnik e i drejtë për qytetarët e Kosovës, pa dallim.

    Tutje, ajo tha se bashkëpunimi i Kosovës me këtë institucion do të vazhdojë të thellohet, në veçanti do të intensifikohet pas anëtarësimit që presim të ndodhë me një vendim të drejtë të Komitetit të Ministrave.

    Delegacioni gjatë këtij sesioni po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete dhe anëtarë të delegacioneve të tjera pjesëmarrëse, si dhe takime me krerët e Grupeve Politike.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Qershor 2024
    Lidhur me manifestimet e “Vidovdanit” i cili u mbajt sot, Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat planifikuese dhe operative për...
    Lajme28 Qershor 2024
    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka vendosur njërën nga tabelat identifikuese në nënstacionin në Vallaç...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar dan” në Serbi me urdhër të ish-zëdhënësit të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, aktualisht Zëvendëskryeministër dhe Ministër i...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve N.S, M.R, S.A, D.M, Z.J dhe R.B. I...
    Sport28 Qershor 2024
    Heroi i Italisë, Mattia Zaccagni, pranon se disa lojtarë lënduan brinjët e tyre ndërsa festonin golin e tij kundër Kroacisë të hënën....
    Vip28 Qershor 2024
    Lotina dhe Mozziku janë çifti më i ri i estradës. Dyshja sado që po mundohet ta mbaj për vete raportin romantik, disa...
    Lajme28 Qershor 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka mbajtur takim publik me qytetarë, të cilët i informoi për projektet e realizuara, ato që janë...
    Lajme28 Qershor 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “ Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit...
    Sport28 Qershor 2024
    FIBA Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla do të vazhdojë edhe në fundjavë. Në gjysmëfinale të shtunën do të ndeshen Norvegjia me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.