Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur nesër do të vizitojë varrezën masive në Kizhevak në afërsi të Rashkës.
Në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të 17 shqiptarëve.
Delegacionin do ta kryesojë koordinatori Ibrahim Makolli.
Ai së bashku me kryetarin e delgacionit të Serbisë Veljko Odalovic, do të mbajnë konferencë për media në orën 15:00.
Njoftimi i plotë:
Nesër më 04 dhjetor 2020, në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, kryetari i Delegacionit të Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë z. Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media.
Mediat e interesuara për ta mbuluar këtë ngjarje për më shumë hollësi luten t’i drejtohen sot deri në orën 15:00, Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, përmes kësaj adrese: [email protected]