Delage ofroi edhe versionin Speedster të supermakinës së saj hibride D12, me një çmim deri në 190,000 euro.
Speedster ka një xham më të vogël në pjesën e përparme të makinës dhe një aureolë mbrojtëse dhe helmetë janë opsionalisht të disponueshme.
Makina hibride me një motor V12 ka 1100 kuaj fuqi në versionin GT, ose 1010 kuaj fuqi në variantin më të dobët Club (i kombinuar me një kuti marshi me 8 shpejtësi).
D12 Speedster peshon 1310 kilogramë krahasuar me versionin GT pak më të rëndë prej 1400 kg. Makina përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.4 sekonda.
Kompania planifikon të prodhojë vetëm 30 kopje, nëntë prej të cilëve janë të destinuar për në SHBA. Në një deklaratë të shkurtër, Delage nuk deklaroi se kur do të fillonin dërgesat e këtij modeli./FrontOnline/