×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Del rezultati i autopsisë: E reja u godit 3 herë me th`ikë, i dyshuari e mbajti trupin e saj për 20 orë në banesë

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    36 orë pas gjetjes së trupit të Ilaria Sulës, e cila u masakrua nga i dashuri i saj filipinas, ka dalë rezultati i autopsisë.

    Sipas raportimeve të mediave italiane, gjatë një debati me të dashurin e saj, Mark Antony Samson, ky i fundit ka marrë një thikë dhe e ka goditur tri herë 22-vjeçaren, duke i shkaktuar hemorragji të rëndë që e çoi në vdekjen e saj.

    Pas krimit, Samson mbajti trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë, duke ngritur dyshime edhe tek prindërit e tij, të cilët mund të ishin bashkëpunëtorë në krim.

    Samson e futi trupin e Ilarias në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës.

    Për disa ditë, ai dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bënte postime në rrjetet e saj sociale për të fshirë gjurmët. Megjithatë, pas marrjes në pyetje nga policia, ai pranoi krimin./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare. Qeveria e Kinës thotë...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Liderët e Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj një sërë importesh nga Shtetet e Bashkuara,...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Shqetësimet për sigurinë e fëmijëve në qendrat e kujdesit ditor në rajonet frëngjishtfolëse po rriten, transmeton albinfo.ch. Raportet e televizionit francez zviceran...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    Vip08 Prill 2025
    Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme. Banorja po i tregonte...
    Lajme08 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po e bllokon formimin e qeverisë së re,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.