Ka vetëm shtatë modele Saleen S7 LM në botë, dhe njëri prej tyre do të shitet në ankand sot më 10 prill. Saleen S7 u prezantua në vitin 2000, ndërsa S7 LM u shfaq më 2017. Sidoqoftë, nuk ishte një makinë plotësisht e re, por përkundrazi një azhurnim i disa modeleve origjinale S7 Twin Turbo.
Modeli i ofruar për shitje është S7 LM me emërtimin LM-003, i cili përfundoi në 2018. Motori i tij është 7.0-litërsh V8 mori Turbo-Charge me kushineta topi dhe një sistem të ri induksioni. Motori zhvillon 1000 kuaj fuqi kur përdor karburantin me 91 oktan dhe 1300 kuaj fuqi kur përdor karburantin për makinat e garës.
Sistemi i frenave me gjashtë pistona kujdesen për ndaljen, dhe S7 LM gjithashtu ka rrota me pesë koka, si dhe një spoiler të pasmë të fiksuar nga karboni. Brenda, timoni Spacro është i veshur me Alcantara, rripa sigurie me katër pika Sparco, ajër të kondicionuar, sistem stereo AM / FM me GPS dhe Bluetooth, dhe ekziston gjithashtu një sistem hyrje pa çelësa. Kjo makinë ka kaluar vetëm 482 kilometra, ndërsa pritet të shitet mes një milion dhe 1.3 milion dollarë./FrontOnline/