Liam Payne vdiq nga traumat e shumta, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme pasi ra nga ballkoni i hotelit në katin e tretë në Buenos Aires, ka thënë zyra e prokurorit argjentinas.
Autopsia tregoi se lëndimet në kokë të këngëtarit ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen, transmeton Klankosova.tv.
Një hetim duke përfshirë intervistën e pesë dëshmitarëve në një përpjekje për të rindërtuar orët e fundit të muzikantit 31-vjeçar, tregoi se ai ishte vetëm në kohën kur ka rënë nga ballkoni. Nga dhoma e hotelit të Payne u sekuestruan substanca që tregonin konsumimin e alkoolit dhe drogës. Ish-anëtari i One Direction vdiq të mërkurën. Mysafirët në hotelin Casa Sur i thanë Guardianit se dëgjuan përplasje dhe bërtima për orë të tëra para se Payne të binte.