×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dekretohet qeveria e re, Presidenti Begaj miraton ndryshimet në Kabinet

    FrontOnline
    04 Mars 2026

    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

    Belinda Balluku lë kabinetin qeveritar në dy funksionet, si zëvendëskryeministre dhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës, post të cilin e mbante që prej janarit 2019 ose për tre mandate.
    Albana Kociut, e cila mbante postin e ministres së brendshme, do të jetë numri dy i qeverisë ndërsa Enea Karakaci do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës dhe energjisë. Ai ka drejtuar OSHEE që nga qershori i vitit 2023 ndërsa ka mbajtur poste të rëndësishme në këtë dikaster.

    Besfort Lamallari largohet nga drejtësia për tu rikthyer në ministrinë e brendshme, aty ku më herët, ka shërbyer si zëvendësminister. Në krye të drejtësisë kalon Toni Gogu, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin.

    Vetëm pesë muaj qëndroi Elisa Spiropali në krye të diplomacisë. Edi Rama e shkarkoi nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke ia besuar këtë dikaster Ferit Hoxhes, me një eksperiencë të gjatë në shërbimin e jashtëm.

    Hoxha, i cili ka mbajtur postin e ambasadorit në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, drejton diplomacinë shqiptare në një moment vendimtar sa I përket anëtarësimit në familjen europiane.

    Në qeveri nuk do jetë me as Pirro Vengu. Dikasteri i Mbrojtjes iu besua Ermal Nufit, i cili mbante postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave. Ndërsa ka shërbyer dhe si këshilltar ligjor në ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë.

    Një prurje e re është Erjona Ismali. Deputetja e Vlorës do të jetë ministrja e re për marrëdhëniet me parlamentin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.