Një person është arrestuar e më pas është dërguar në mbajtje dhe në fshatin Gurakoc të Istogut.
Policia njofton se ai ka deklaruar rrejshëm se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vendosur një karikator me tre fishekë.
Karikatori dhe fishekët janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari e ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm pasi me ka pasur një problem më herët me personat e dyshuar.
“KANOSJE-DEKLARIM I RREMË | Gjurakoc, Istog 19.11.2022 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vendosur një karikator me tre fishekë. Karikatori dhe fishekët janë konfiskuar. Rreth orës 16:00 ankuesi, tani i dyshuar është intervistuar dhe ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm pasi me personat e dyshuar ka një problem të mëhershëm. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.