×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet zyrtari i sulmuar nga Shpejtim Bulliqi: Motivi ka qenë politik

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Gjatë ditës së sotme, është sulmuar shërbyes civil i Komunës së Podujevës Ramadan Zymeri, nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqin.

    Zymerin, ka treguar në detaje shkaqet që sollën deri tek sulmi nga kryetari i komunës së Podujevës, duke thënë se ky sulm fizik është i motivuar politikisht.

    Ai poashtu ka konfirmuar se ka lëndime sipërfaqësore fizike, teksa rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.

    “Po e konfirmoj , është e vërtete që ka pasur një kërcënim dhe sulm fizik ndaj meje. Absolut kerkush nuk e di motivin, ka vetëm motive  politike dhe personale zyrtare jo. Po kam lëndime sipërfaqësore .Deklaratën ma ka marrë Policia dhe masat janë marrë ndaj personit në fjalë”, ka thënë Zymeri për Insajderin.

    Po ashtu zyrtari i Komunës, ka shtuar se Bulliqi iu kishte drejtuar me tonë të lartë dhe fillimisht e kishte kërcënuar e pastaj e kishte sulmuar në prani të drejtorit të QKMF-së dhe zëdhënësit të tij.

    “Në atë moment ka qenë më drejtorin e QKMF-SË  dhe më zëdhënësin mu ka drejtuar me një ton shumë të lartë: Çka po bën ti këtu. Asnjë konsideratë as ndaj nënës as as ndaj meje që jam në moshë më të madhe. U mundova me arsyetu, po më kërcënoj dhe me qëlloi. Qëllimi ka qenë provokim politik dhe i ka kaluar në personale. Nëse kish qenë zyrtare kish pasë mu lajmëru drejtori dhe ishim sqaru në Komunë e jo në QKMF”, ka shtuar Zymeri.

    Sipas vendimit të IKShPK-së, Zymberi si zyrtar për transport në Komunën e Podujevës është i liruar nga puna në zyrë. Ai ka deklaruar se nëse motivi kishte qenë zyrtar, atëherë sqarimet do të ishin bërë në Komunë e jo në QKMF.

    “Unë sipas vendimit të IKSHPK-së jam në pushim por kam pasur me i ndreq disa  përgatitje disa punë të mija për transport edhe me drejtorin qashtu u morëm vesh. Por unë e kisha nënën e sëmurë, është e palëvizshme kam shkuar në QKMF, për më kërku me ardh me ja bë nënës pastrimin e këmbës. U mundova me arsyetu, po më kërcënoj dhe me qëlloi. Qëllimi ka qenë provokim politik dhe i ka kaluar në personale. Nëse kish qenë zyrtare kish pasë mu lajmëru drejtori dhe ishim sqaru në Komunë e jo në QKMF”, ka shtuar ai./ Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Teksa Gjesti ishte duke ngrënë bukë, Xheneta iu afrua dhe e puthte duke e uruar që ata ushqim, t’i bëhej dashuri ndaj...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës i konsideron të mira duke theksuar se ka një komunikim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.