Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me raportimet se i dyshuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, transmeton Front Online.
Përmes një reagimi, nga kjo ministri e kanë konfirmuar këtë lajm.
“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Sipas raportimeve në medie, i arrëstuari i tretë është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.