Është zbardhur deklarata e 41 vjeçarit që theri me thikë një ditë me parë ish të dashurën e tij në Korçë.
Bëhet e ditur se 41 vjeçari pasi është arrestuar nga policia ka dhënë deklaratën paraprake në të cilën ka sqaruar se me vajzën nuk e kishin shkëputur marrëdhënien, raporton TCh.
“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë, gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”, ka thënë 41-vjeçari.