×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklaratë e përbashkët për të pagjeturit në takimin e 18 gushtit? Deklarohet BE-ja

    FrontOnline
    11 Gusht 2022

    Bashkimi Evropian i ka quajtur spekulime të mediave raportimet e djeshme se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në takimin e 18 gusht në Bruksel, do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët.

    Siç shkruan gazeta serbe “Nova”, në këtë takim dy palët do të nënshkruajnë një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Media serbe tutje shkruan se teksti i deklaratës është harmonizuar dhe është duke u pritur momenti që ajo të nënshkruhet.

    Lidhur me këtë, zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, tha se nuk komentojnë spekulimet në media.

    “Nuk komentojmë spekulime në media dhe nuk paraprijmë takimet që organizojmë me spekulime për një përfundim të mundshëm”, deklaroi Stano.

    I pyetur se pse nuk është bërë publike ende agjenda e takimit, ai tha se një gjë të tillë do ta bëjnë më afër datës kur zhvillohet takimi.

    “Lidhur me takimin e nivelit të lartë të dialogut me Presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Bruksel më 18 gusht, do të publikojmë më shumë detaje rreth tij, përfshirë agjendën, më afër datës kur do të zhvillohet”, u shpreh tutje Stano.

    Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, do të takohen në Bruksel pas ftesës nga BE-ja.

    Herën e fundit ata janë takuar më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një e mbijetuar e dhunës seksuale nga lufta e fundit ka ndarë sonte rrëfimin e saj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin....
    Lajme18 Korrik 2025
    Kosova vijon të mbetet ende me situatë politike kritike. Lutfi Haziri komentoi akuzat e presidentes Osmani ndaj ish-kryeministrit Hoti. Përplasja Hoti-Osmani u...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.