×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklaratat e subjekteve politike menjëherë pas rezultateve të para

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    KQZ-ja mbrëmë ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të 14 shkurtit që radhitin të parën me një epërsi të lartë Lëvizjen Vetëvendosje.

    Pas këtyre rezultateve, kreu i LVV-së e kandidati i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti ka dalë me një konferencë për media së bashku me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

    Kurti tha para gazetarëve rezultati i këtyre zgjedhjeve është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës.

    “Qytetarët sot u bënë bashkë dhe morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua vullneti i qytetarëve. Me orë të tëra kanë qëndruar në acar dhe kanë udhëtuar me orë të tëra për të votuar. Ky referendum u fitua .është dicka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Dua të falënderoj te gjithë komisionerët dhe aktivistët që u angazhuan që të kemi një proces të mirëfilltë motiv. Dua të falënderoj mërgatën për mijëra kilometra të udhëtuara, për qindra euro të shpenzuara vetëm që të kryejnë obligimi ne tyre e të votojnë. Me veprimin tuaj e keni treguar dashurinë për atdheun e juaj. Dua të falënderoj policët të cilët qëndruan për orë të tëra në gatishmëri në këtë proces. Dhe dua të falënderoj edhe ata që i dua më së shumti, aktivistët e VV’së. Dua të falënderoj edhe kundërshtarët. Pa ta nuk ka kuptim demokracia. Na pret shumë punë e angazhim. Rruga përpara është e gjatë dhe do të ketë pengesa, do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt por do të kërkojmë përgjegjësi. Kjo ditë do të mbahet mend nga gjeneratat që do të vijnë si ditë kur fitorja u erdhi qytetarëve”, tha ai.

    Në anën tjetër, u.d e presidentit, Vjosa Osmani në paraqitjen e parë pas fitores në zgjedhje e ka përmendur korrupsionin.

    “Qytetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft, e dijnë se është koha për një kapitull të ri. Përgjegjësia që na e keni dhënë është po ashtu një nder i madh. Ky është kapitull i punëve që do të kryhen”, ka thënë Vjosa Osmani.

    Nga votat që janë numëruar deri më tani, si parti e dytë është radhitur PDK-ja, në krye me Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër.

    Pas rezultateve të para, Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se subjekti i tij do të qëndrojë në opozitë.

    “PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje sepse kemi dallim të madh në orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis mbi vlerat në të cilat është ndërtuar dhe qëndron PDK’ja. PDK do të bëjë përpjekje maksimale që të sigurojë funksionim normal të parlamentit dhe mbi të gjitha që të mundësojmë që të rritet mirëqenia e qytetarëve në një plan afatgjatë’, tha mbrëmë Hoxhaj.

    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti, ndërkaq ka mbajtur një konferencë pas numërimit të shumicës së votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

    Hoti ka thënë në konferencë se do marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK’së.

    “Para jush, e marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Në ditët në vijim do të diskutoj me organet e LDK’së për përgjegjësinë time në këto zgjedhje”, ka deklaruar Hoti.

    “Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Për rezultatin e LDK-së është deklaruar edhe kreu i këtij subjekti, Isa Mustafa.

    Mustafa tha se kandidati për kryeministër i LDK’së, Avdullah Hoti, ka bërë një punë të shkëlqyeshme.

    “Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar ai.

    Fitoren LVV-së ua kanë uruar edhe nga AAK-ja.

    Nënkryetari i këtij subjekti, Ardian Gjini ka thënë se qytetarët kanë vendosur, e se fitorja ishte më e thellë se që e kanë pritur.

    “VV ka fituar në Gjakovë, i uroj qytetarët e komunës së Gjakovës për zgjedhjen që e kanë bërë.AAK i ka deri diku deri 10 mijë vota deri tani. Në komunë unë punën do ta vazhdoj ashtu si kam punuar deri më tani.Po duket se fitorja e VV-së është më thellë sesa kemi pritur – qytetarët vendosin sepse vota është e tyre”, tha Gjini.

    Nisma Socialdemokrate ndërkaq, që nga rezultatet e deritanishme del se nuk e ka kaluar pragun ka bërë thirrje që të pritet numërimii të gjitha votave.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.