×
  • Opinione
  • Opinione

    Deklaratat e LVV-së për komisionet hetimore, përpjekje për të fshehur sabotimin e hetimeve mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin

    Hisen Berisha
    11 Nëntor 2024

    Nga Hisen Berisha:

    Deklaratat e përfawësuesve të LVV lidhur me hetimin parlamentar për blerjen e teksteve shkollorr etj, janë një përpjekje për të kamufluar sabotimin sistematik që ata dhe partia e tyre i kanë bërë të gjitha komisioneve hetimore parlamentare, veçanërisht për çështjet që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Sabotimet e tyre përfshijnë afera madhore, si manipulimet në menaxhimin e rezervave shtetërore, abuzimet në sektorin e energjisë, dhe ndërhyrjet në politikën e jashtme. Për më tepër, ata kanë penguar seancat e jashtëzakonshme për hetimin e përgjimeve dhe komunikimeve të fshehta me Serbinë, duke ndihmuar koordinimin e politikës qeveritare dhe të agjendës ligjore me Beogradin përmes individëve në listën e zezë të SHBA-së.

    Këto përpjekje për sabotim shtrihen edhe në fushën e sigurisë, ku kanë minuar funksionimin e shërbimeve logjistike në ushtri dhe kanë ndikuar në çështje të tjera të rëndësishme të qeverisjes, duke dëmtuar rëndë institucionet dhe zhvillimin e vendit. Ndërkohë, Komisioni Hetimor për Tekste Shkollore vazhdon të punojë në përputhje të plotë me Ligjin për Hetim Parlamentar, dhe jo me Rregulloren e Kuvendit, siç pretendojnë këta përfaqësues.

    Në vend që të dezinformojnë publikun dhe të hedhin akuza të pabaza, përfaqësuesit e LVV-së duhet të japin llogari për sabotimet e tyre të vazhdueshme dhe për përpjekjet për të devijuar vëmendjen nga keqqeverisja e tyre dhe dështimet e shumta në menaxhimin e çështjeve të rëndësishme për Kosovën.

    Për më tepë, besueshmëria e këtyre zyrtarëve është seriozisht e cenueshme. Mbi këta zyrtarë rendojnë vepra për të cilat edhe janë denuar, si krimi i organizuar dhe korrupsion në procesin e akreditimit të programeve mësimore dhe studimore. Përfshirja në çështje të tjera që kanë vënë në dyshim integritetin moral e profesional, për çka janë trajtuar nga Policia për abuzim të substancave që ulin aftësitë e vlerësimit të zakonshëm, veçanërisht në situata që kërkojnë një qëndrim të matur dhe profesional.

    Nga Rubrika
    Opinione20 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mosrespektimi ose shpërfillja e simboleve shtetërore nga një parti politike pjesë e sistemit politik shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë...
    Opinione19 Dhjetor 2024
    Shkruan: Albert Prenkaj Në dritën e pritjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe ndryshimeve në pozitat kyçe...
    Opinione18 Dhjetor 2024
    Shkruan Blerim Shala:  Sekush që përpiqet të përcjell me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë duke i analizuar ato në një perspektivë disavjeçare...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.