×
  • Sport
  • Sport

    Deklarata e trajnerit të Norwich Cityt pas transferimit të Rashicës në Premierligë

    FrontOnline
    23 Qershor 2021

    Norwich City e ka kompletuar transferimin e anësorit Milot Rashica nga Werder Bremeni.

    24-vjeçari i bashkohet klubit anglez për një shumë të pazbuluar dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, shkruan FrontOnline.

    Rashica kaloi tre vite te Werder Bremeni, ku shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.

    Trajneri i Norwich Cityt, Daniel Farke është shprehur shumë i lumtur me afrimin e sulmuesit shqiptar.

    Milot është një lojtar shumë interesant dhe jemi të kënaqur që kemi mundur ta sjellim atë në Norwich City. Shumë klube kanë qenë të interesuar në nënshkrimin e tij gjatë sezoneve të fundit dhe vlerësohej shumë. Në Gjermani luftoi deri në fund me Werderin. Miloti është një lojtar plot potencial. Ai është i shpejtë dhe i zgjuar në lëvizjet e tij, teknikisht i mirë dhe i shkëlqyeshëm në përfundimin dhe asistimin e golave”, u shpreh Farke.

    “Edhe pse është i ri, ai ka luajtur shumë ndeshje në nivelin e lartë. Ai është një lojtar që mund të bëjë diçka të jashtëzakonshme në sulm. Ne mendojmë se duke parë moshën, aftësinë, potencialin dhe personaliteti i tij, ai do t’i përshtatet mjaft mirë grupit tonë. Shpresojmë që ai të përmirësojë lojën tonë sulmuese”, tregoi ai.

    “Rashica mund të luajë një numër pozicionesh, si një anësor, sulmues ose numër dhjetë. Ai është lojtar mjaft i shkathët dhe jemi të lumtur që e kemi marr një lojtar aq cilësor”, shtoi trajneri i klubit anglez./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve....
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvilloi ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve. “Kuqezinjtë” ishin plotë shpresë që me një fitore sot do...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Të hënën në fshatin Bube të Zubin Potokut, një njësit i KFOR-it ka vërejtur tre automjete dhe një furgon, të cilët dyshohet...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar edhe një herë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili tha mbrëmë se Pacolli...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Sipas komunikatës për...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, ka reaguar ndaj rritjes së pensioneve për kategoritë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Të hënën në fshatin Vërmicë të Prizrenit, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore ku ka gjetur 4 refugjatë. Shoferi, një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Të hënën në Obiliq një grua ka raportuar se ka pasur një konflikt verbal dhe fizik me bashkëshortin dhe motrën e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.