Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Instagramit të Love Island Albania shihet Emiljano që po diskuton me Xhoanën dhe Arlindin në rast se po të vij ndonjë vajzë e re çfarë do të bënin. Xhoana shprehet e bindur:Vajza e re që do vijë do thotë, Arlindin që e doja është i zënë.
Përgjigja e Arlindit habit Xhoanën pasi ai shprehet që është i hapur për të njohur vajza të reja.
Arlindi: Jo mua mund të më njohi ajo, jam në progres nuk kam vendosur gjë e kam derën hapur akoma.
Xhoana: Po mirë njihe, nuk më intereson më fare.
Arlindi u shpreh se përgjigja e tij është e tillë për shkak që edhe Xhoana në fillim ka bërë takime me djem të tjerë.