×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese

    FrontOnline
    04 Janar 2025

    Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New York Times”, ku ka thënë se  ‘‘Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë’’.

    Kelmendi në reagimin e tij, këtë deklaratë të Kurtit e ka cilësuar si skandaloze dhe se, e njëjta për Kelmendin, është një nga deklaratat më të ulëta të Kurtit.

    Tutje, i pari i FJALËS, ka vlerësuar se një deklaratë e tillë mund të bëhet vetëm nga dikush që është ateist ose ka ideologji marksisto-leniniste.

    ‘‘Deklarimet e tilla janë fyese, nënçmuese dhe ofenduese për identitetin fetar të popullit të Kosovës. Kryeministri Kurti në vend që ta dënojë gjuhën fyese të disa akterëve të “Lëvizjes së Deçanit” përballë Fesë Islame, ai merr guximin dhe gjykon dhe nënçmon Fenë’’, ka thënë ai mes tjerash.

    Albin Kurti paska deklaruar për  “The New York Times”:

    Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore.

    Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.

    Kjo deklaratë është skandaloze!

    Kjo është ndër deklaratat ma të ulëta të një kryeministri që përfaqëson një shtet me shumicë muslimane.

    Këtë lloj deklarate mund ta thotë vetëm një kryeministër që mund të ketë bindje ateiste dhe ideologji marksisto-leniniste.

    Deklarimet e tilla janë fyese, nënçmuese dhe ofenduese për identitetin fetar të popullit të Kosovës.

    Kryeministri Kurti në vend që ta dënojë gjuhën fyese të disa akterëve të “Lëvizjes së Deçanit” përballë Fesë Islame, ai merr guximin dhe gjykon dhe nënçmon Fenë.

    P.s.

    Unë Gëzim Kelmendi prej vitit 2017 kam kritikuar dhe kundërshtuar qëndrimet dhe veprimet e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, kam paralajmëruar për politikën e tij të rrezikshme në raport me Fenë, por militant të ndryshëm, deputet ( konservator) dhe të tjerë, të cilët sot u larguan nga VV-ja, më fyen, më shanë, më ofenduan dhe anatemuan.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër ndaj mungesës së transparencës dhe llogaridhënies së Gjykatës...
    Lajme06 Janar 2025
    Deri në 4 orë janë duke zgjatur pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar. Sipas të dhënave të...
    Lajme06 Janar 2025
    Afaristë dhe përfaqësues biznesesh thanë se viti 2024 u karakterizua me sfida të shumta. Sipas tyre mungesa e fuqisë punëtore krahas rënies...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Gjermania po përballet me kushte të ashpra të motit dimëror, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin ajror. Reshjet e dendura të...
    Lajme06 Janar 2025
    Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, për FrontOnline, ka dhënë një analizë të hollësishme mbi rënien e numrit të...
    Kronika06 Janar 2025
    Një rast ka ndodhur mesditen e së dieles në Aerportin Ndërkombëtar Adem Jashari. 50 fishekë janë konfiskuar nga një valixhe të një...
    Kronika06 Janar 2025
    Një incident ka ndodhur në orët e para të ditës së diele në rrugën “Hajrulla Zymi” në Fushë Kosovë. Një burrë u...
    Lajme06 Janar 2025
    Në anën tjetër njohës të fushës, por edhe profesor të Universiteteve Publike thonë se në konkurset e shpallura nuk po plotësohet numri...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një stuhi e madhe e borës, akullit, erërave dhe ulja e temperaturave në Shtetet e Bashkuara ka krijuar kushte të rrezikshme udhëtimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.