×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e ish-këshilltarit të Kurtit përdoret nga prokurori i Specializuar për urdhër-arrestin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përdorur si pretendim në urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit deklaratën e Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

    Në pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për urdhër-arrest thuhet se së fundmi, ish-këshilltari politik Shkëlzen Gashi deklaroi se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime dhe si rezultat- konsistent me gjuhë të stafit të përgjithshëm të UÇK -së në 1998-99, ai ishte konsideruar si bashkëpunues dhe përkrahës i Serbisë nga Jakup Krasniqi dhe anëtarët kryesor të Shoqatës së Veteranëve duke e bërë subjekt të vdekjes dhe nga kritikat e shumta u shkarkua nga pozita e tij.

    Tutje, në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.

    Vetë të dyshuarit kanë një kohë të gjatë rekord i armiqësisë ndaj përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës ose ndonjë hetimi të tyre”, thuhet në dokument.

    Në konferencën për ecurinë e çështjes lidhur me ish-eprorët e UÇK, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper tha se nuk pranojnë kriteret e përmendura për ish-presidentin e Kosovës.

    “Në seancën e parë, në javën e kaluar kemi cekur kërkesën për lirimin me kusht të z. Thaçi, nuk pranojmë kriteret e cekura për z. Thaçi, duam të aplikojmë mënyrat se si duhet të realizohet lirimi me kusht”, tha avokati Hooper.

    Avokati i Thaçit tha dhe se sa i përket urdhër-arrestit për çështjen në fjalë janë bërë redaktime të çuditshme.

    Duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion nga ju zoti gjykatës, sa i përket urdhër-arrestit për çështjen në fjalë. Në urdhër-arrestin nga prokuroria, këtu ka redaktime të çuditshme, redaktime të tilla s’mund të justifikohen, referencat tregojnë për keqsjellje në llogari të z. Thaçi gjatë dokumentacionit”, tha avokati Hooper.

    Ai kërkoi që Prokuroria të rishqyrtojë redaktimet e bëra.

    “Prokuroria të rishqyrtojë dhe njëherë redaktimet dhe të ketë versione sa më pak të redaktuara te dokumentacionit dhe të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes në kërkesën e Prokurorisë dhe ky dokumentacion t’i vihet mbrojtjes në moment të duhur dhe atë brenda 3 ditësh”, shtoi avokati Hooper.

    Më 24 prill të këtij viti, deri sa ishte këshilltar ish-kryeministrit Albin Kurti, aktivisti Shkëlzen Gashi në një nga televizionet në Kosovë kishte përmendur edhe viktimat civile jo shqiptare dhe të drejtën e tyre për drejtësi, si dhe përgjegjësinë individuale që duhet të mbajnë ata ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

    Kjo deklaratë e tij kishte ngjallur shumë debat në Kosovë duke bërë që një ditë më vonë, ish-kryeministri Albin Kurti kishte vendosur ta lirojë nga detyra këshilltarin e tij politik.

    Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

    Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin...
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.