×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e Daçiqit për varret masive, nga Vetëvendosje shpërndahet një video të Kurtit nga viti 2012

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Edhe pse nuk dihet se kush i kërkoi Kurtit ndonjë reagim, ish-këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, ka thënë se shefi i tij ka reaguar në vitin 2012 kundër Ivica Daciqit.

    Të premten u shpërnda një deklaratë, ku ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, kritikonte serbët që, sipas tij, po i tregojnë varret masive të shqiptarëve në Serbi.

    Për këtë, nga Kosova u kërkua reagim i ndërkombëtarëve. Ndonëse thirrjet për reagime i shkonin shteteve të Quintit, Zulfaj u ka kthyer një përgjigje atyre që, sipas tij, po thonë se “Albin Kurti nuk po reagon”.

    Ish-këshilltari i Kurtit ka shkruar “Kur po thone do pse nuk po reagon @albinkurti kunder deklarates se Ivica Dacic. Nderkohe Albini ne 2012”,duke e bashkëngjitur një video nga një protestë e LVV’së.

    Në video Kurti dëgjohet duke thënë se po preteston kundër takimit të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thacit dhe Daciqit, që atëkohë ishte shef i qeverisë serbe.

    “Ne sot po protestojmë kundër takimit midis kryeministrit aktual Thacit dhe kryeministrit të Serbisë, Daciq. Ivica Daciq ka qenë 8 vjet zëdhënës i Millosheviqit. Ka qenë zëdhënës i partisë së Millosheviqit para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Ivica Daciqi dhe pushteti në Beograd nuk e kanë ndryshuar as qëndrimin dhe as qëllimin antishqiptar” , ka thënë Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë mbajtur një tubim me mërgatën...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së i cili jashtë orarit punonte në ndërtimtari. Ajo...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Bashkë jemi të pamposhtur”, ka anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, gjatë një takimi në fshatin Greme...
    Të tjera
    Lajme10 Nëntor 2024
    Drenasi është “shpallur” kampion i transparencës buxhetore. Të paktën, kështu bën me dije i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, transmeton Klankosova.tv....
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile po shtojnë presionin ndaj autoriteteve zyrtare me qëllim marrjen e masave të nevojshme bazuar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Ushtari i FSK-së, Gentrit Bilalli, ka treguar muhabetin e fundit, pak orë para se Liman Musliu të humb jetën tragjikisht duke punuar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Gazetari Adriatik Kelmendi vlerëson se LDK ka vendosur standard shumë të lartë me përzgjdhjen e kandidatëve për deputetë nga Prishtina. Ai uron...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së OVL UÇK në Deçan...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ishte pjesëmarrës në Amstetten të Austrisë, aty ku u kremtua Darka e Lamës. Me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.