Paris Saint-Germaini u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Bayern Munichun në çerekfinale.
Ndeshja u vendos me rregullin e golit mysafir, ku ndeshja e parë në Mynih i takoi PSG-së me rezultat 2:3, kurse ndeshja në Paris i takoi gjermanëve me rezultat 0:1, shkruan FrontOnline.
Njëri nga futbollistët më meritorë për këtë sukses të francezëve është braziliani Neymar, i cili festoi emocionalisht këtë sukses të PSG-së.
Interesant është fakti se Neymar festoi para futbollistit të Bayern Munichut, Joshua Kimmich, dhe shumë menduan se ky ishte një provokim.
“Nuk festova para tij për t’u tallur, por festova me Leo Paredes. Ishte fati që më vuri pranë Kimmichit”, ka thënë Neymar, duke kujtuar deklaratën e Kimmichit pas ndeshjes së parë.
Pas ndeshjes në Mynih, Kimmich kishte thënë se Bayerni do të kalonte tutje pasi ka skuadër më të mirë.
“Ai tha se skuadra e tyre është më e mirë dhe se do të fitonin. Por, a doli kështu?”, shtoi Neymar./FrontOnline/