×
  • Kronika
  • Kronika

    Deklarata e bashkëshortes së Gjakovës para Policisë: Nuk ndihem e kërcënuar nga Akili

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të cilën janë në proces divorci, nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk është recidivist i asnjë vepre penale. Nga dosja e të kaluarës së tij demantohet ajo që u raportua të mërkurën në media, e po ashtu edhe pjesë nga deklarata e gruas së tij. Gruaja e Gjakovës ka deklaruar ndër të tjera se nuk ndihet e rrezikuar nga ai.

    Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, ajo thotë se “Jo, nuk ndihem e kërcënuar sepse nga korriku i vitit 2023 nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, vetëm psiqike.”

    Po ashtu, ajo ka deklaruar se “Për dhunë fizike nuk kam pranuar tretman mjekësor, mirëpo kam qenë të psikologu dy herë sepse kam qenë në gjendje të rëndua.” Ndërsa ka shtuar se “Dhuna fizike dhe lëndimet që m’i ka shkaktuar kanë qenë vitin e kaluar, në vitin 2023” – duke iu referuar pamjeve të publikuara.

    Ndryshe, sipas dosjes që posedon Sinjali, rezulton se Akil Gjakova ka vetëm kundërvajtje trafiku dhe nuk ka asnjë rast qoftë për veprën penale dhunë në familje apo ndonjë vepër tjetër.

    Në media dje u raportua se Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj xhudistit, ku mes tjerash thuhej se “Akil Gjakova është recidivist, dhe se ai e ka gënjyer Policinë dhe se ai mund të arratiset.”/eo

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Kronika26 Korrik 2024
    Një grua ka raportuar se në Gllogoc është sulmuar nga dy persona mbrëmë. Njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i...
    Kronika26 Korrik 2024
    Një burrë nga Kamenica është zhdukur. Personi i cili raportoi ngjarjen në polici tha se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk...
    Kronika26 Korrik 2024
    Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.