Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka dhënë një deklaratë “bombastike” pas fitores së sotme ndaj Gjilanit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës, Llapi e mundi Gjilanin si mysafir me rezultat 0:2, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Batatina ka thënë se skuadra e tij është dashur të shpallet kampion sivjet.
“Kundërshtar më i fortë është Llapi. Llapi ka treguar se është dashur të shpallet kampion sivjet. Kemi pasur disa humbje radhazi, por sot kemi luajtur mjaft mirë sot”, ka thënë Batatina në “Art Sport”, përcjell FrontOnline.
Tutje, ai pati edhe një mesazh për tifogrupin e Gjilanit, “Skifterat”, të cilët e akuzuan Batatinën ashpër pas humbjes nga Drita së fundmi.
“Skifterave ia uroj humbjen me dy varxhe, ‘dresën me vija, kur dojmë vijme ju mposhtim te shpija”, shtoi trajneri llapjan./FrontOnline/