Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri.
Ajo kësaj radhe ka bashkëpunuar me artistin e ri Markel Goga, në një këngë të titulluar “Dehur”.
Kënga është e zhanrit baladë, e cila është punuar nga vet dyshja interpretuese e këngës.
Njashtu dhe teksti është shkruar nga Markel Goga dhe Fifi.
Bashkëpunimi është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.
Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.