Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës, ku një person është dehur dhe ka sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng, shkruan Frontonline.
Rrahje kanë pësuar tri femra dhe një mashkull kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Raporti i policisë:
Fsh. Hereq, Gjakovë, 14.03.2021-00:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nen ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng, me ç ‘rast tri femra dhe një mashkull kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.