Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti.
I gjithë ky debat ka nisur me tone të larta e të ashpra, me plot ofendime e përplasje mes Drenushës dhe Xuxit, transmeton Klankosova.tv.
Më pas ishte Vullneti ai që luajti rolin e investiguesit për debatin mes tyre.
Ai e quajti atë 2003-sh, pasi sipas tij i ka ngelur kaseta në atë vit kur u shpall miss.
“Ty nuk të ka ndodhur asgjë në jetë për 10 vjet”, i tha Vullneti, teksa ia përmendi edhe historinë e saj personale.
“Ke ardhur me histori të dhunës”, i kishte thënë ai tutje, transmeton Klankosova.tv.
Për të kuptuar më shumë nga gjithë kjo dinamikë, kuptojeni përmes videos në vijim: