Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2024.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 11.5 për qind në muajin korrik 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 495.9 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 444.7 milionë euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me 14.8 për qind, transmeton Klankosova.tv.
Eksporti i mallrave në muajin korrik 2024 kishte vlerën 85.9 milionë euro, ndërsa importi 581.8 milionë euro, që është një rritje prej 27.6 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 13.6 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.