Sulmuesi shqiptar, Arb Manaj, është bërë protagonist në Turqi, teksa ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, Balikersispor, raporton FrontOnline.
Sfida Balikersispor – Bandirmaspor u mbyll me rezultatin 2:1 për vendasit, teksa sulmuesi Manaj arriti të shndërrojë në gol një penallti në minutën e 64’, për t’i dhënë ekipit të tij tre pikë mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Ligën e Parë turke.
Ky është goli i 8-të në kampionat për sulmuesin 22-vjeçar i cili më parë ka luajtur dhe për ekipin shqiptar nga Kosova, Trepçës ’89.
Golin e djeshëm, sulmuesi nga Klina ia ka dedikuar babait të tij të ndjerë, me një postim emocional në “Facebook”.
Postimi i plotë i Manajt në “Facebook”:
“Sot 22 vjet pa ty Babi dashur, jam duke u munduar qe te te bej krenar gjithmone ashtu siq me bere ti mua,ky gol sot dhe kjo fitore te dedikohet ty ne veqanti dhe te gjithe te reneve per liri, un do te kujtoj gjithmone edhe pse nuk te njoha kurr“./FrontOnline/