×
  • Lajme
  • Lajme

    Dedaj: Pa Kuvend e Qeveri, s’ka kush bisedon me BE-në

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Vizita e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në Prishtinë është komentuar nga ish-ambasadori Gjergj Dedaj

    Sipas Dedajt, mungesa e institucioneve funksionale – si kryetari dhe kryesia e Kuvendit – pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, bën që vizita e Sorensenit të shihet më shumë si një vizitë kurtoazie gjysmë private sesa një ndërhyrje konkrete në procesin e dialogut.

    ‘’ Vizita e Emisarit të BE, z.Sorensen në Kosovë, mund të konsiderohet si një vizitë kurtoazije gjysmë private nga fakti që Kosova nuk ka institucione të konsoliduara, me mos zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit dhe betimit të deputetëve të zgjedhur në procesin zgjedhor të 9 shkurtit’’, tha Dedaj.

    Dedaj konsideron se nëse “Vetëvendosje” nuk është në gjendje të sigurojë shumicën e nevojshme për krijimin e institucioneve, duhet të lejojë partitë e tjera që të tentojnë formimin e qeverisë për të tejkaluar krizën dhe bllokadën aktuale, të cilën ai e cilëson si të dëmshme për vendin.

    ‘’Si pasojë e këtij sabotimi dhe ngërçi politik, me fajin e LVV si parti e parë e cila e ka për obligim të krijojë institucionet, nëse i ka numrat, në të kundërtën duhet të hapë rrugë për partitë ish opozitare që nëse munden t’ia tejkalojnë këtë krizë dhe shantazh politik të LVV, tejet e dëmshme për Kosovën’’, tha ish-ambasadori.

    Dedaj dyshon mbi legjitimitetin e Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit për të përfaqësuar Kosovën në takime ndërkombëtare, duke theksuar se pa një Kuvend të konstituar dhe qeveri të re, ata nuk përfaqësojnë interesat shtetërore, por veprojnë vetëm si zyrtarë partiakë.

    ‘’Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputeti Albin Kurti dhe as vartësi i tij Besnik Bislimi nuk kanë asnjë legjitimitet dhe as mandat kushtetues të bisedojnë në emër të Kosovës dhe as të vendosin asgjë rreth bisedimeve me emisarin e BE dhe agjendën zyrtare politike të Kosovës, pos të bisedojnë si zyrtar partiak tē LVV, pa asnjë përgjegjësi as legjitimitet tjetër shtetëror’’, tha Dedaj.

    Dedaj gjithashtu paralajmëron se çdo veprim i ndërmarrë pas datës 23 mars 2025 në emër të institucioneve të Kosovës, pa një mandat të qartë kushtetues, përbën shkelje ligjore dhe vepër penale – një situatë që, sipas tij, po neglizhohet nga Kurti dhe siç i quan Dedaj ‘’vartësit’’ e tij

    ‘’ Keqpërdorimi antikushtetues i aseteve të Qeverisë së Kosovës, pas 23 marsit 2025,përbën shkelje ligjore dhe vepër penale, ndonëse kjo nuk paraqet problem për deputetin Albin Kurtin dhe ish vartësit e tij’’, përfundoi Dedaj.

    Sorensen takon Bislimin, por Kosova ende s’ka Kuvend e as Qeveri

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar dy luftëtarë të lirisë, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku...
    Lajme30 Maj 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit...
    Lajme30 Maj 2025
    Me çmime që nuk janë thjesht të ulëta, por që bëjnë diferencën reale në buxhetin e përditshëm të qytetarëve, kjo kompani ka...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët dhe martirët e Deçanit, në Ditën e përkujtimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me...
    Kronika30 Maj 2025
    Dy persona janë zhdukur në Kosovë. Një burrë nga Lipjani është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij. Ndërkohë një...
    Lajme30 Maj 2025
    Komunat e Kosovës po përballen me një rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Gjatë periudhës 2022-2024, komunat kanë...
    Kronika30 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se ka dhunuar një grua më 24 maj të këtij viti. Policia tha...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.