×
  • Lajme
  • Lajme

    Dedaj: Kurti, Osmani e Gërvalla e shkatërruan dhe nxjerrën nga binarët diplomacinë dhe marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se pas pesë vitesh të pushtetit aktual, Kosova ka dështuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci.

    ‘’Kosova tash e pesë vite të pushtetit aktual në ikje, ka dështuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci’’ shprehet ai.

    Dedaj ka vënë theksin tek përgjegjësitë e kryeministrit , Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe ministres të Jashtëme, Donika Gërvalla-Schwarz, siç thotë ai për shkatërrimin e politikës së jashtme të Kosovës, duke shtuar se ata e kanë shantazhuar, shkatërruar, demoluar dhe nxjerrur jashtë rrjedhave të partneritetit dhe të normalitetit politikën e jashtme të Kosovës.

    ‘’Kurti, Osmani dhe Schwarz si përgjegjësit kryesor të politikës së jashtme, e kanë shantazhuar, shkatërruar,demoluar dhe nxjerrur jashtë rrjedhave të partneritetit dhe te normalitetit politiken e jashtme të Kosovës’’ shton Dedaj për FrontOnline.

    Në vazhdim, Dedaj ka theksuar se këta liderë, për shkak të egocentrizmit dhe populizmit vetanak, nuk kanë sjellë asnjë njohje të re për Kosovën, asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare gjatë dy mandateve të tyre dhe sipas tij  krerët e shtetit në ikje kanë dëmtuar skajshëm marrëdhëniet me partnerët kyç, si SHBA-në, Bashkimin Europian dhe NATO-n.

    Kosova pa kontrata lobimi në SHBA, po humbim mbështetjen karshi Serbisë

    Dedaj ka përdorur edhe një frazë që e ka karakterizuar stilin e udhëheqësve të aktualshëm të Kosovës.

     “Diplomacia nuk është për ‘analfabet funksional’ as për ‘hajvana’ siç thotë kryeministri në ikje Kurti, por është përgjegjësi, kulturë politike, devotshmëri dhe aftësi për të mirëmbajtur marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me shtetet dhe popujt kudo në botë’’ u shpreh ish-ambasadori Dedaj.

    Ai ka bërë thirrje për një qeveri të re që duhet të angazhojë një ekip diplomatësh me përvojë, të cilët mund të rindërtojnë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe se sipas tij qeveria e re e Kosovës duhet të formojë ekip të posaçëm diplomaresh me përvojë dhe ekspertësh për rinovimin e raporteve dhe të partneritetit me SHBA.

    ‘’Veq kompanive të lobimit në SHBA,duhet të angazhohen edhe shqiptaro-amerikanet dhe lobi shqiptar, por qeveria e re e Kosovës duhet të formoj ekip të posaçëm diplomatesh me përvoje dhe ekspertësh për rinovimin e raporteve dhe të partneritetit me SHBA. Të njejten gjë duhet bërë edhe në BE,duke dërguar ambasador me përvojë dhe kredibil,të aftë dhe profesiionist,e jo familjar, dajë, bashkëshort, teze, halla e militant të partive të pushtetit në ikje!’’ përfundoi ish-ambasadori Dedaj.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Analisti poltik, Azem Vllasi, ka folur për FrontOnline, lidhur me mungesën e kontratave të lobuese në SHBA. Vllasi e sheh si të...
    Lajme17 Mars 2025
    I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se me kryeministrin Albin Kurti foli për “mënyrën se si procesi...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër kontratat lobuese që janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime Presidentit Hashim Thaçi për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi. “Ngushëllimet...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa  Osmani ka shkruar pas takimit të sotëm që ka pasur me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, raporton FrontOnline....
    Lajme17 Mars 2025
    Babai i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, do të varroset më 18 mars në orën 15:00. Kështu kanë konfirmuar nga familja...
    Lajme17 Mars 2025
    Ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, do të bëhet nesër në ora 15:00. Po ashtu në nderim të...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.