×
  • Lajme
  • Lajme

    Dedaj: Kallas i ka listuar gabimet e dialogut, ky reflektim shkon në dobi të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së fundit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila theksoi se do të rishikonte gabimet e negociatave të kaluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    ‘’Mendoj se Zonja Kaja Kallas tashmë i ka listuar gabimet e negociatave shterpe dhe të stërzgjatura mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende fqinje’’ thotë ai.

    Dedaj ka vlerësuar se ky dialog ka qenë i “shterpë dhe i gjatë” dhe se ka prodhuar “vetëm tensione, situata konfliktuoze dhe ndasi më të mëdha” ndërmjet dy shteteve të pavarura.

    ‘’Ky dialog ka prodhuar vetëm tensione, situata konfliktuoze dhe ndasi edhe më të mëdha ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve të pavarura, të cilat kanë nevojë për stabilitet, bashkëpunim ndërshtetërorë dhe njohje të realiteteve të reja dhe përfundimisht edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe e Serbisë nga Kosova, duke hapur nje kapitull të ri ndershtetëror dhe krijimin e nje klime të re ne rajon dhe në Ballkanin Perëndimor’’ ka thënë ai.

    Dedaj gjithashtu ka nënvizuar se ky reflektim është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës për “komunitetin serb që jeton në Republikën e Kosovës dhe atij shqiptar në Republikën e Serbisë,” duke e cilësuar atë si një “nevojë urgjente” për të dyja palët.

    ‘’Ky refkektim ështē imediat edhe në dobi të komunitetot serb qe jeton në Republiken e Kosovës dhe atij shqiptar në Republiken e Serbisë. Agjemda e BE dhe e Zonjes Kaja Kallas duhet të ndryshoj në qasje,përmbajtje dhe në dinamikë,padyshim duke e përfshirë edhe Administraten Amerikane drejtperdrejt nè permbylljen dhe finalen e ketij dialogu,i cili do të hapte perspektiven e integrimeve Euroatlantikrle dhe rë antsresmit të Kosoves dhe Serbisë në NATO dhe BE’’ ka përfunduar Dedaj.

    Kaja Kallas, përfaqësuesja e BE-së që po shpërbën barrierat në dialogun Kosovë-Serbi

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar se i është shpallur e papranueshme ankesa e Salih Mustafës për shkelje të të...
    Lajme17 Prill 2025
    Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë Kosovës i duhet kuvend dhe qeveri funksionale. “Më shumë se dy muaj që...
    Lajme17 Prill 2025
    Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Ka shkuar në 62 numri i të vdekurve në Koçan, pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate javë më parë. Viktima...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Ditën e mërkurë u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë tenori Dhimitër Dushi, një figurë e shquar e...
    Lajme17 Prill 2025
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se sot është kryer njëri prej trajnimeve më të rëndësishme nga ushtarët...
    Kronika17 Prill 2025
    Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar. Bëhet fjalë për Shqiprim (Imer) Xhaferajn,...
    Lajme17 Prill 2025
    KESCO ka kërkuar kursim të energjisë elektrike duke thënë se konsumi po shënon rritje të ndjeshme dhe importi mbetet i lartë. “Kosova...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka publikuar një dokument, me të cilin sipas tij kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.