Skuadra e tre reprezentuesve të Kosovës, Kreuzlingen, është kthyer në gara pas një kohe të gjatë.
Për shkak të pandemisë, Liga B e Zvicrës nuk është zhvilluar për disa muaj. Ajo rifilloi të shtunën, ndërsa Kreuzlingeni humbi në shtëpi nga Chenois Geneve me rezultat 26:24, përcjell FrontOnline.
Kreuzlingenit nuk i mjaftuan 9 golat e kapitenit tonë, Valon Dedaj. Dedaj arriti shifrën e 9 golave nga 15 tentime. Realizoi tri penallti.
Drenit Tahirukaj shënoi 6 gola nga 8 tentime, ndërsa portieri Haris Berisha nuk ishte në ditën më të mirë. Priti një penallti, ndërsa pranoi gjashtë gola.
Gëzon fakti që tre lojtarët e rëndësishëm të përfaqësueses sonë kthehen në gara në një moment të rëndësishëm, para ndeshjes vendimtare me Malin e Zi./FrontOnline/
https://www.facebook.com/505158122838772/posts/4031615310193018/