×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda: Një pjesë e skenës politike në Kosovë ka urrejtje ndaj shtetit

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Analisti Ilir Deda ka thënë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se një pjesë e skenës politike e urren vendin e vetë.

    Ai u shpreh i lumtur që më 5 prill po nisin protestat e para që kanë të bëjnë me shtrenjtimin e rrymës, dhe kështu shpreson që qytetarët e Kosovës të dalin sa më shumë në rrugë për çështje të ndryshme.

    “Me vullnet politik po hymë në një kaos institucional dhe po gëzohem që me 5 prill janë protestat e para që kanë të bëjnë me shtrenjtimin e rrymës, dhe shpresoj që më në fund qytetarët e këtij vendi me mendu me kokën e vet dhe me dalë në rrugë sa më shumë për çështje të ndryshme, se këtu çka po shohim ne është që një pjesë e skenës politike e urren vendin e vet. Një pjesë ka urrejtje ndaj shtetit, nuk ka parti fituese në botë e cila për shkak të hidhërimit me rezultat zgjedhor e shtyn vendin në një periudhë e cila është historike në kaos të tillë institucional e cila e shkel ligjin të cilin e kanë bërë vet, me këtë ligjin për qeveri, që në fund po e shkelin, të cilët para dy ditësh e bënë një emërim të jashtëligjshëm për një zyrtar të dyshuar në aferën e rezervave shtetërore. Ky është një ballafaqim i popullit shqiptar në Kosovë me një pjesë të elitës vetë politike”, thotë Deda, njofton Klankosova.tv.

    “Jam gëzuar që ka iniciativë dhe shpresoj që dalin sa më shumë njerëz, e kur mbetesh pa institucione koha qysh kalon, njerëzit edhe frustrohen me papërgjegjësinë e të zgjedhurit të tyre”, ka thënë ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Lajme31 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së...
    Lajme31 Mars 2025
    Sharr Travel, lideri absolut në Industrinë e turizmit në Kosovë, edhe këtë vit do ta ketë Ekskluzivitetin për Kosovën të resortit më...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Elon Musk do të vizitojë për herë të parë CIA-n sot me ftesë të drejtorit John Ratcliffe, sipas një personi të njohur...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pasi Gazeta Online Reporteri.net publikoi komunikimet e brendshme të anëtarëve të Kryesisë...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroat Večernji List se ndikimi rus në veri është rritur pas agresioniit rus...
    Lajme31 Mars 2025
    Në media kanë filluar të publikohen disa biseda ku në të përfshihen zyrtarë të lartë të LDK-së, përfshirë ish-shefin e Grupit Palrmantar...
    Lajme31 Mars 2025
    Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë për orkestrimin e...
    Lajme31 Mars 2025
    Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka folur rreth ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Mark Brnovich dhe vëmendjen e presidentit Trump ndaj Serbisë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.