Deçiqi i Tuzit është mposhtur në finalen e djeshme të Kupës së Malit të Zi.
Skuadra shqiptare ka pësuar humbje 3:1 nga Buducnosti i Podgoricës, shkruan FrontOnline.
Pas titullit kampion, skuadra kryeqytetase e ka fituar edhe Kupën e Malit të Zi.
Ndeshja në fjalë u përcoll me shumë tensione, ku u përfshinë edhe një mijë tifozët që ishin të pranishëm në stadium.
Fyerjet e tifozëve malazezë në drejtim të lojtarëve të Deçiqit ishin në baza kombëtare, me ç’rast nuk munguan kundërpërgjigjjet edhe nga ana e tifozëve shqiptarë./FrontOnline/