Llapi e mbylli këtë edicion duke e arritur qëllimin e kahmotshëm. Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatinës u shpall fitues i Kupës së Kosovës.
Ky triumf do t’ia mundësojë skuadrës nga Podujeva daljen në Evropë për herë të parë në histori të klubit, raporton FrontOnline.
Gjegjësisht, Llapi do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës, derisa shorti për ta mësuar kundërshtarin e parë do të hedhet më 15 qershor.
Tashmë dihen kundërshtarët me të cilët mund të ndeshet skuadra llapjane, ku ndeshjet luhen me sistemin ardhje-vajtje.
Ndeshja e parë zhvillohet më 15 korrik.
Tri skuadra turke, dy nga Armania, tri nga Shqipëria, dy nga Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Finlanda, Bullgaria, Mali i Zi dhe disa të tjera mund të jenë kundërshtarët e Llapit në debutimin e tyre në Evropë.
Kundërshtarët e mundshëm të Llapit në Ligën e Konferencës:
Vendi i dytë i kampionatit të Luksemburgut
Vendi i tretë i kampionatit të Luksemburgut
Vendi i katërt i kampionatit të Luksemburgut
Vendi i dytë i kampionatit të Armenisë
Vendi i tretë i kampionatit të Armenisë
Fituesi i Kupës së Shqipërisë
Vllaznia
Partizani
Vendi i tretë i kampionatit boshnjak
Vendi i katërt i kampionatit boshnjak
Fituesi i Kupës së Moldavisë
Inter Turku
Sileks
Panevzys
Bohemians
Sligio Rovers
Struga
Sfintul Gheorghe
Birkirkara
Valmiera
Ararat Yerenvan
Glentoran
Dinamo Batumi
Honka
Dila Gori
Gagra
Sant Julia
Mons Calpe
Paide Linnameeskond
Deçiq
Podgorica
Fituesi i Kupës së Uellsit./FrontOnline/