×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dëbohet nga Zvicra shqiptari që vrau gjyshen e tij

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Gjykata e Qarkut në Frauenfeld ka marrë vendim në rastin e të riut që ka vrarë gjyshen e tij. Ajo e ka shpallur atë të pafajshëm për shkak të paaftësisë së tij mentale për vrasje të qëllimshme, prishje të paqes së të vdekurve dhe për privim lirie.

    Gjykata po ashtu ka urdhëruar një masë spitalore për trajtimin e çrregullimeve mendore brenda kuptimit të Nenit 59 Paragrafi 3 StGB.

    Në të njëjtën kohë, trupi gjykues ka urdhëruar edhe dëbimin e tij nga Zvicra pa leje kthimi për 15 vjet.

    Megjithatë, 21 vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut është shpallur fajtor për veprën penale të shkeljes së ligjit mbi bartjen e Armëve, sulmin dhe shkeljen e ligjit të Narkotikëve. Ai ndëshkohet me gjobë me kusht prej dhjetë njësish ditore prej 30 franga secila dhe me gjobë.

    “Gjykatës i është dashur të merret me një akt të neveritshëm, të pakuptueshëm,” ka thënë kryetari i trupit gjykues, René Hunziker duek dhënë arsyet për vendimin. Raporti psikiatrik ka zbuluar se i akuzuari kishte skizofreni të rëndë, akute, të padiferencuar. Për shkak të kësaj, aftësia e tij për të parë vrasjen, prishjen e paqes së të vdekurve dhe privimin e lirisë nuk ekzistonte, dhe për këtë ai nuk ishte fajtor.

    Ndërsa duke marrë vendimin për dëbim nga vendi, gjykata merr parasysh rrezikun e rikthimit, zgjedhjen e viktimës dhe veprimin befasues. Për më tepër, i akuzuari nuk është i integruar me të vërtetë në Zvicër.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....
    Sport19 Nëntor 2024
    Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Ukrainës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës mysafire prej 0-2. Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili po hetohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka...
    Vip19 Nëntor 2024
    Diana ka vendosur të largohet nga shtëpia për shkak të shëndetit të babait të saj. “Unë kam vendosur të lë shtëpinë, unë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, i cili ishte njëri nga ndërmjetësuesit e pajtimit mes kryetarit të Pejës, Gazmnd...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.