Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 11.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 34-t të Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 26-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, ata morën disa vendime.
Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka përfunduar në disiplinë pasi kishte fyer asistentin e parë dhe të gjyqtarin e katërt në takimin Prishtina – Feronikeli.
Si pasojë e kësaj ai ishte ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari kryesor.
Vendimi i Komisionit të Garave:
“Incim disiplinor -ndaj ndihmëstrajnerit të FC Prishtina, Debatik Curri, nr ID 00624M83; motivi: Në minutën e 78-të ka fyer asistentin e parë dhe të katërt të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 34-t të Superligës, Prishtina – Feronikeli.”