“Matematikat” e klubeve kosovare në Superligën e Kosovës janë temë e “nxehtë” diskutimi në çdo fund të edicionit, raporton FrontOnline.
Në qendër të akuzave së fundmi kanë qenë klubet si Prishtina, Drita dhe Llapi.
Në lidhje me këtë çështje, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani dhe ish-futbollisti i mirënjohur, Erdin Hashani e kanë zhvilluar një debat tejet interesant në “Sporti Total” në KTV.
Hashani e nisi këtë debat duke thënë se “gjërat vërehen nga festimi i futbollistëve” dje në Podujevë në ndeshjen Llapi – Prishtina.
https://www.facebook.com/sportiktvzyrtare/posts/3925096107543451?__cft__[0]=AZUsNlDOPJXZtrASnBzaaTgGyO8K2jSNMm3RDQVKUXHlhhMDMSDZgE8qu_g5epIRF6j7PkMv2mmBSNsCsxwB51k_lg4xkgFJtd3U4ZTR9LUauaNwaACi9bDS2sAZi9GZEBnYnVSTb1ovhGcJG5nm0beKfOTv0VYU1Ldvb5sYyOYtLg&__tn__=%2CO%2CP-R
Ndërkaq, me “sportivitet”, trajneri shkupjan i përgjigjet: “Secili e ka mendimin e tij, por çdo kush e ka llojin e gëzimit të tij”.
Hashani nuk e lë me kaq dhe e vazhdon debatin: “Janë gjëra që shihen, jepen gola ndaj Llapit, dhe nuk festohet asnjëri prej tyre. Tjetër mënyrë festuat ndaj Ballkanit. Këtu kupton shumë gjëra në prapavijë. Por, futbolli i Kosovës është kështu me matematika”.
Tutje, Ramadani vazhdon debatin duke deklaruar: “Si ish-futbollist, e ke shumë gabim… nuk mund të jetë gëzimi i njejtë si ta mposhtësh Dritën në Gjilan, Ballkanin në Suharekë dhe Llapin në Podujevë, nuk është e njejtë”.
Dhe në fund, Hashani i përmend “matematikat”: “Gëzimi duhet të jetë i njejtë, pasi janë tri pikë për ndeshje. Me këtë fitore, Prishtina doli në vendin e parë. I dimë të gjitha matematikat që po ndodhin”./FrontOnline/