Avokati Tomë Gashi e Melihate Tërmkolli filluan me ofendime ndaj njëri tjetrit derisa ishin të ftuar në një debat televiziv, shkruan Front Online.
Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Dhe në këtë moment Tërmkolli iu ka drejtuar Gashit me fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.
“Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i ka thënë Tërmkolli, Gashit në emisionin “Debat” të RTK-së
Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me “Zoti Tërmkolli”. “Ani Zoti Tërmkolli”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste.