Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 në mes të analistit Rron Gjinovci dhe gazetarit Parim Olluri.
E gjithë përplasja filloi në momentin kur Olluri kërkoi nga Gjinovci ose Luljeta Aliu që tu a marr fjalën.
“A e krytët ju Vetëvendosja?”, tha ai.
Ndërkohë këtu reagoi Gjinovci.
“Dëgjoni, është hera e fundit që i etiketoni njerëzit me dicka. Ne këtu themi mendimet e mia. Që ju nuk keni mendim të juajin dhe jeni pa stil nuk është problem i joni”, tha ai.
“A kam stil, a nuk kam stil është çështje e imja. Kush je ti me shku prej rrugës me shku në Presidencë? Ti je argat i Vjosa Osmanit. Del këtu e flet për institucionin e Presidencës e pastaj e mbroni Osmanin. Por e vërteta është që ajo nuk po merr asnjë vendim të ri në politikë. Jeni bërë argat i tyre”
Tutje pas kësaj debati eskaloi dhe u përdorën fjalë të rënda nga Gjinovci.
“Ti nuk je gazetar, ti je mashtrues që gënjen publikisht Ti s’je kërkushi me na kallxu qysh me fole”, shtoi ai.