Aktivisti politik Rron Gjinovci dhe Teutë Rrusta e PSD’së, kanë zhvilluar një debat të ashpër në studion Pressing të T7, deri aty sa edhe u janë ndalur mikrofonët.
Gjinovci filloi duke akuzuar Rrustën dhe partinë e saj se gjatë kohës sa ishin në VV, kanë krijuar një borgjezi brenda partisë.
“Unë kam dalë t’u ikë prej juve, se ju patët shndërruar borgjezi brenda, tash ju s’mundeni me më akuzu për këtë…”, ka filluar Gjinovci.
Rrusta i është përgjigjur duke ia përmendur Kurtin.
“Ti ke ikë prej Albinit dhe s’ke arritur me ia dhanë dy kritika”, është përgjigjur Teutë Rrusta.
“Albini ju ka toleruar juve, e kur s’ju ka konvenuar më, ju ka qitë jashtë”, ka thënë Gjinovci.
“S’është e vërtetë Rron Gjinovci. Ti ke dalë se ke dashtë me kanë i ledhatuar aty”, thotë Rrusta.
“Unë s’kam dashur të jem i ledhatuar, unë prej dallim prej juve nuk kam marrë rrogë në VV. Ju jeni paguar me rroga relativisht të mëdha në VV. Kështu që mos më mbaj mua ligjëratë për këtë çështje”, ka thënë Gjinovci.
“Ti mos thuaj se je aktivist politik dhe vjen në studio derisa paguhesh. Aktivisti politik s’vjen me fol për këto tema… kur të flasësh për pare, nisja prej vetes. Ne nuk të dëgjojmë të flasësh asnjëherë për arsimin”, ka thënë Rrusta.