Dita Ndërkombëtare e Gruas u festuan edhe në Big Brother VIP Albania.
Për banoret vajza o organizua një darkë ku ato të ndarë nga meshkujt u janë përgjigjur edhe disa pyetjeve personale.
Në njërën prej tyre, ato u pyetën nëse do të pranonin që në të ardhme të realizonin fotosesion nudo.
“Nudo artistike janë kryevepra dhe unë do e bëja, nudo artistike unë i adhuroj se unë pikturoj shumë nudo, jo nudo seksuale por kur trupi është art”, ka thënë Deamishel.
Deamishel është në mesin e banoreve që janë bërë pjesë e BBVA që nga fillimi dhe ajo çdo ditë e më shumë po shihet si një lojtare e fortë.
Ajo në javë e para kishte krijuar një raport të afërt me aktorin Amos Muji Zaharia, por i cili u eliminua javë më parë.
Pas kësaj, Deamishel së fundmi po komentohet edhe për marrëdhënien e saj me banorin e ri nga Gjakova, Shpat Kerleshi. /Telegrafi/