David Guetta, producent i hiteve të tilla si ‘Titanium’, ‘I Got A Feeling’ dhe ‘Hey Mama’, ia shiti këngët e tij ‘Warner Music’ për një shumë prej nëntë shifrash.
Ylli francez ka kontraktuar një shitje për rreth 100 milion dollarë, që përfshin regjistrimet e tij në të ardhmen, thanë njerëzit e njohur me kontratën për BBC, transmeton FrontOnline. Katalogët e Bob Dylan dhe Paul Simon janë shitur gjithashtu për miliona. Guetta është një nga figurat më të mëdha dance-pop të shekullit 21. Guetta 52-vjeçar ka shitur 50 milion disqe dhe ka mbledhur më shumë se 14 miliardë transmetime dhe ka bashkëpunuar me artistë të shumtë si Rihanna, Bruno Mars, Justin Bieber, ‘The Black Eyed Peas’, Nicki Minaj dhe Siom./FrontOnline/