David Beckham, është parë me lot në sy teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Ai iu bashkua radhës publike për t’i bërë nderimet e fundit Madhërisë së Saj, duke thënë se ishte e rëndësishme për të që të ishte aty.
Beckham iu bashkua figurave të tjera që ishin parë duke pritur për të nderuar këtë javë monarken, duke përfshirë ish-kryeministren, Theresa May.
Mediat e huaja shkruajnë se ish-futbollisti i famshëm qëndroi në radhë për 13 orë. Duke folur për nderimin e Mbretëreshës në fushën e futbollit, Beckham i tha “ITV News”.
“Sa herë që qëndronim aty kur vishnim ato fanella të tre luanëve dhe unë kisha shiritin tim në krah dhe këndonim God Save the Queen, kjo ishte diçka që do të thoshte shumë për ne”.
Duke folur për pritjen në radhë si gjithë të tjerët, ai tha: “Mendova se duke ardhur në orën 2 të mëngjesit do të ishte pak më e qetë, e kisha gabim”./FrontOnline/